1

Konferenca shkencore dhe “Java e Albanologjisë”

Konferenca shkencore dhe “Java e Albanologjisë” i ka filluar punimet e saj, më 21 qershor 2021, e cila e ka edicionit e 12-të.

Në seancën solemne folën: drejtori i Institutit Albanologjik, prof. dr. Hysen Matoshi, i cili e mbajti fjalën e hapjes; sekretari shkencor, prof. dr. Lulëzim Lajçi, i cili e bëri prezantimin e veprimtarisë botuese të Institutit për vitet 2019-2020 ( 61 botime të veçanta). Fjalë përshëndetëse mbajtën: znj. Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; kryetari i Akademisë̈ së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi; kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja; drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë, prof. dr. Valter Memisha.

Në kuadër të seancës solemne të konferencës u zhvillua ceremonia e shpalljes së akademik Jani Thomait Anëtar nderi i Institutit Albanologjik. Referatin mbi veprimtarinë shkencore të akad. Jani Thomait e lexoi prof. dr. Shefkije Islamaj.

Në mungesë të pranisë fizike të akademik Jani Thomait, për arsye objektive, dekoratën e pranuan prof. dr. Valter Memisha dhe znj. Nevila Thomai, vajza e prof. Janit. Tema e sesionit të Gjuhësisë në kuadër të konferencës ishte “Zhvillimi i terminologjisë në gjuhën shqipe”. Në këtë sesion u prezantuan 22 kumtesa nga studiues të shquar të shqipes nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë. Profesori i Fakultetit të Filologjisë në Prizren, Shkelqim Millaku ka prezantuar rezultatin e tij studimor dhe shkencore, me temën: Roli i sinonimeve dhe i antonimeve në “kurrikulat” mësimore.