Prof.asoc.dr. Shkelqim Millaku, ishte pjesëmarrës në konferencën shkencore të organizuar nga Instituti i Gjuhësisë e Letërsisë i Akademisë së Studimeve Albanologjike, në Tiranë
Në këtë konferencë ishin rreth tridhjetë studiues të ndryshëm nga universitetet dhe institutet e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Tema kryesore e konferencës ishte: “Fjalëformimi në dritën e qasjeve dhe prirjeve bashkëkohore.”
z. Millaku ka kumtuar me temën: Rreth kompozitave në disa tregime të Kadaresë.
Kjo konferencë ishte e frytshme dhe gjithashtu ky takim ishte i fundit i parashikuar për Ditët e Albanologjisë, të edicionit XII.