U.d. Dekani, Prof.asoc.dr. Flamur Shala dhe u.d. prodekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof.ass.dr. Xhafer Beqiraj, morën pjesë në shënimin e 77 vjetorit të themelimit të Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit
Më 24.12.2021, U.d. Dekani, Prof.asoc.dr. Flamur Shala dhe u.d. prodekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof.ass.dr. Xhafer Beqiraj, morën pjesë në shënimin e 77 vjetorit të themelimit të Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit. Me këtë rast u përmend dhe u çmua, bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Fililogjisë të UPZ-së dhe Bibliotekës së Prizrenit, në veçanti interesimi i studentëve lexues në këtë bibliotekë dhe kontributi i drejtoreshës Sahadete Sadikajt, anëtare dhe nënkryetare e Bordit Këshilldhënës Industrial të Fakultetit të Filologjisë të UPZ-së.