

Prof. Fikret Ramadani mori pjesë në konferencë shkencore në Tetovë
Prof. ass. dr. Fikret Ramadani mori pjesë në Konferencën Përkujtimore Shkencore kushtuar prof. dr. Hamit Xhaferit. Takimi u mbajt më 13 qershor 2026, në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë.
Konferenca u fokusua në kontributin shkencor të prof. dr. Hamit Xhaferit në letërsi, folklor dhe etnokulturë, duke mbledhur studiues nga rajoni dhe duke reflektuar mbi trashëgiminë e tij akademike.
Pjesëmarrja e Prof. ass. dr. Fikret Ramadani në këtë aktivitet shkencor përbën një kontribut në diskutimet akademike mbi çështjet e mendimit kritik letrar dhe traditës folklorike shqiptare.








