

Prof. ass. dr. Dorinë Rakaj, Carl Canlas, Lillian Duma dhe studentët Kaltrina Ramadani e Valmir Mallakaj morën pjesë në Konferencën e 14-të Vjetore të KETNET-it.
Prof. Ass. Dr. Dorinë Rakaj, Fulbright Specialist Carl Canlas, Fulbright ETA Lillian Duma dhe studentët Kaltrina Ramadani dhe Valmir Mallakaj përfaqësuan Fakultetin e Filologjisë në Konferencën e 14-të Vjetore të KETNET-it, ku prezantuan punimin me titull “To AI or Not to AI: That Is the Question”.
Pjesëmarrja në këtë konferencë ofroi një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave me studiues dhe profesionistë të fushave të ndryshme, duke kontribuar në promovimin e veprimtarisë akademike dhe kërkimore të Fakultetit të Filologjisë.





