

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër
Sot, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore.
Marrëveshja u nënshkrua nga Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra, dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Prof. Dr. Artan Haxhi, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet dy njësive.
Delegacioni i Fakultetit të Filologjisë përbëhej nga Prodekani Prof. Ass. Dr. Fikret Ramadani, Prof. Asoc. Dr. Flamur Shala dhe Prof. Ass. Dr. Dorinë Rakaj.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, përfshirë shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, organizimin e konferencave, seminareve dhe tryezave shkencore, realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, si dhe bashkëpunimin në botime dhe iniciativa të tjera akademike.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit ndëruniversitar dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin profesional të stafit akademik dhe studentëve të të dy institucioneve.
Fakulteti i Filologjisë shpreh mirënjohjen për mikpritjen dhe gatishmërinë e kolegëve të Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe është i bindur se ky bashkëpunim do të sjellë rezultate konkrete dhe afatgjata në interes të komunitetit akademik.





