

FAKULTETI I FILOLOGJISË AKREDITON ME SUKSES PROGRAMET NË GJUHËN ANGLEZE
Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka pranuar me kënaqësi vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për akreditimin e dy programeve studimore në fushën e gjuhës angleze.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e 151-të të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të mbajtur më 16 qershor 2026, programi Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA) është akredituar për një periudhë pesëvjeçare me kuotë prej 100 studentësh, ndërsa programi Master në Gjuhësi Aplikative (MA) është akredituar për një periudhë trevjeçare me kuotë prej 20 studentësh.
Ky sukses përfaqëson një dëshmi të cilësisë së programeve studimore, përkushtimit të stafit akademik dhe administrativ, si dhe angazhimit të vazhdueshëm të Fakultetit të Filologjisë për avancimin e ofertës akademike dhe përmbushjen e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë.
Fakulteti i Filologjisë shpreh mirënjohje për të gjithë profesorët, bashkëpunëtorët dhe pjesëmarrësit në procesin e akreditimit, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre kontribuuan në arritjen e këtij rezultati të rëndësishëm.
Urime stafit dhe studentëve për këtë arritje!


