

Promovohen veprat letrare të poetes Migel Flor në Fakultetin e Filologjisë
Më 18 qershor 2026, Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren organizoi promovimin e veprave letrare të poetes dhe artistes shqiptare çame, Migel Flor.
Ngjarja mblodhi poetë, shkrimtarë, studiues, studentë dhe dashamirës të letërsisë nga Kosova dhe Shqipëria, duke krijuar një atmosferë të veçantë kulturore dhe letrare.
Në kuadër të promovimit u prezantuan librat më të rinj të autores, ndërsa të pranishmit patën mundësinë të njihen më afër me krijimtarinë e saj poetike dhe artistike.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, vlerësoi kontributin e Migel Flor në pasurimin e letërsisë shqipe dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve që forcojnë lidhjet kulturore dhe shpirtërore ndërmjet shqiptarëve.
Programi u pasurua edhe me interpretime artistike nga nxënës dhe mysafirë të ftuar, duke e kthyer këtë aktivitet në një festë të vlerave letrare, kulturore dhe kombëtare.
Fakulteti i Filologjisë mbetet i përkushtuar në promovimin e librit, kulturës dhe krijimtarisë artistike, duke ofruar hapësira për takime dhe bashkëpunime mes autorëve, studiuesve dhe lexuesve.















