You are here:

Visioni dhe Misioni

MISIONI

Misioni i Fakultetit tё Filologjisё tё Universitetit “Ukshin Hoti” ёshtё përgatitja akademike dhe profesionale e studentëve për tregun e punës në Kosovë, në rajon dhe më gjerë, pёr t’i kontribuar ngritjes së mirëqenies, arsimimit dhe kërkimit shkencor të cilësisë së lartë, me mundësi të barabarta për të gjithë, në pajtim me vlerat e lirisë, demokracisë dhe të diversitetit kulturor dhe gjuhësor.

 

VIZIONI

Fakulteti i Filologjisë për vizion ka përgatitjen e studentёve tё Gjuhёs dhe të Letёrsisё Shqipe, të Gjuhёs dhe të Letёrsisё Angleze dhe të Gjuhёs dhe të Letёrsisё Gjermane pёr mësimdhënie dhe pёr studime tё mёtejme shkencore dhe profesionale. Përvetësimi i strategjive tё Procesit të Bolonjës, që ka pёr qëllim aftёsimin e studentёve brenda sistemit të studimit dhe të aftёsimit tё tyre gjuhësor e komunikativ për tregun e punës dhe integrimin në hapësirën europiane të Arsimit të Lartë, ku dija dhe kërkimi shkencor janë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm kulturor, shoqëror dhe ekonomik.