

Ftesë për përurimin e veprave të prof. Flamur Shalës

UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI” – PRIZREN
FAKULTETI I FILOLOGJISË
I, e nderuar koleg/e,
Të dashur studentë,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në përurimin e dy librave të Prof. asoc. dr. Flamur Shalës, të cilët i përuron Fakultetit i Filologjisë:
- “Pabarazia gjuhësore” (Përmbledhje me artikuj shkencorë) dhe
- “Me vaj n’buzë” (Përmbledhje me poezi).
Ju mirëpresim të bashkoheni me ne për të nderuar kontributin e çmuar të Prof. asoc. dr. Flamur Shalës në fushën e gjuhësisë dhe të krijimtarisë letrare, të cilat janë dy veprat e tij më të fundit.
Përurimi do të mbahet në Amfiteatrin e Fakultetit të Ekonomisë, më 28 maj 2024, në orën 11:00.
Jeni të mirëseardhur! Këshilli organizues


