

Studentët e vitit të dytë të DGJLA të Fakultetit të Filologjisë prezantojnë në shkollat e Prizrenit
Sot, studentët e vitit të dytë të DGJLA kanë prezentuar punimet e tyre para nxënësve të klasave të 5ta dhe 9ta në SHFMU Mustafa Bakiu dhe SHFMU Fadil Hisari. Ky projekt shënon nismën për bashkëpunimin më të ngushtë të universitetit dhe shkollave të Prizrenit. Projekti me titull “Surfing Through The Waves of Education in Kosova” synon që ta përmbledh historinë e arsimit në Kosovë prej shekullit V e deri në ditët e sotme. Këto njohuri janë përmbledhur dhe paraqitur në mënyrë të ilustruar dhe të kuptueshme për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulta. Me këtë rast, nxënësit kanë marr pjesë edhe në aktivitete motivuese dhe argëtuese të përgatitur nga studentët e vitit të dytë të DGJLA. Projekti është organizuar nga prof.asoc.dr. Sermin Turtulla dhe është mbështetur nga Fakulteti i Filologjisë dhe Organizata OHA.







