

Riakreditohen dy programet e Fakultetit të Filologjisë
I përgëzoj dhe i falënderoj kolegët dhe të gjithë ata që dhanë kontribute për të arritur këto suksese! I jemi mirënjohës edhe menaxhmentit të Universitetit që na ka përkrahur dhe mbështetur gjatë këtij procesi!
Maturantët të cilët dëshirojnë të studiojnë në programet studimore që ofron Fakulteti i Filologjisë i Univeritetit “Ukshin Hoti” kanë mundësi të hyjnë të sigurt në garë për të fituar statusin e studentit në njësinë tonë akademike, sepse tashmë të gjitha programet studimore janë të akredituara për 5 vjet (GJLSH, GJLA, GJLGJ).
I mirëpresim maturantët që dëshirojnë të studiojnë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti”. Konkursi për afatin I të provimeve pranuese për studentë të rinj në vitin akademik 2024-2025 pritet të hapet së shpejti.
Dyert e hapura për të gjithë maturantët që duan të bëhen pjesë e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti”, Prizren!
Dekani,
Prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj


