

Profesori Jasmin Jusufi, me mbështetjen e MASHTI-t, po merr pjesë në konferencën shkencore “Trends in Further Education”
Profesori Jasmin Jusufi, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, po merr pjesë në konferencën shkencore “Trends in Further Education” në Maltë ku prezentoi punimin shkencor: “Ethical Challenges and Opportunities of AI Integration in Higher Education” – “Sfidat etike dhe mundësitë të integrimit të Inteligjencës Artificiale në Arsimin e Lartë”. Punimi në fjalë është bashkëpunim i profesorit me studenten e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Marigona Samahoda. Kjo Konferencë Ndërkombëtare Multidisiplinare mbahet nga 11 deri më 13 shtator 2024 në L-Università ta’ Malta, Kolegji Junior G.F. Abela.



