

Promovim veprash për Ditët e Shën Nënë Terezës 2025
Më 3 shtator 2025, në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren, mbahet manifestimi “Ditët e Shën Nënë Terezës 2025”, i organizuar nga QTSHK në bashkëpunim me revistën “Drita” dhe Universitetin tonë.
Në kuadër të këtij aktiviteti do të promovohen tri vepra të reja kushtuar jetës dhe misionit të Shën Nënë Terezës:
- Don Lush Gjergji – Porositë e Shën Nënës Terezë për ne
- Skënder Asani – Gonxha e Shkupit në kurorën e botës
- Skënder Asani & Albert Ramaj – Me bashkudhëtarët e Nënës Terezë – Nga misioni në shenjtëri
Ky aktivitet përbën një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe shpirtërore, duke sjellë më afër figurën dhe mesazhin universal të Shën Nënë Terezës.


