

Pjesëmarrja e Fakultetit të Filologjisë në Konferencën Vjetore të 14-të të KETNET-it
Përfaqësohet Prizreni dhe Universiteti i Prizrenit në Konferencën Vjetore të 14-të të KETNET-it me titull “Critical Thinking in the Digital Age: Building Critical Minds” që u mbajt më 06.06.2026 në Prishtinë. Prof. asoc. dr. Sermin Turtulla bashkë me studentë të vitit të tretë të Degës së Gjuhës dhe Letësisë Angleze (DGJLA) dhe një grup mësimdhënësish të gjuhës angleze në Prizren u ftuan nga organizatorët e KETNET-it për të përfaqësuar Prizrenin dhe Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren në këtë ngjarje me rëndësi për mësimdhënien e gjuhës angleze në arenën kombëtare. Me këtë rast, Sermin Turtulla, Dafina Shehu, studentja, dhe Arbnora Jëlliqi, mësimdhënësja e gjuhës angleze në shkollën “Lekë Dukagjini”, mbajtën prezantimin me titull “Which comes first: creativity or critical thinking?”




