

Ftesë - Ligjëratë nga prof. asoc. dr. Adelinë Çerpja
UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI” – PRIZREN FAKULTETI I FILOLOGJISË
FTESË
Të nderuar kolegë/e,
Të dashur studentë/e,
Ju njoftojmë se në Fakultetin e Filologjisë do të mbahet ligjërata me titull “Shkrirja leksikore në proceset fjalëformuese të gjuhës shqipe” nga Prof. asoc. dr. Adelina Çerpja – Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
.Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë për pjesëmarrje në këtë ligjëratë, e cila mbahet në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe të Mjedisit të martën, më 26 nëntor 2024, në orën 11:00.
Mirë se të vini!
Dekanati



