

Ligjëratë nga Prof. dr. Rami Memushaj
UNIVERSITETI I PRIZRENIT “UKSHIN HOTI” – PRIZREN
Fakulteti i Filologjisë
FTESË
Ligjëratë nga Prof. dr. Rami Memushaj
(UNIVERSITETI I TIRANËS)
Të nderuar kolegë/e,
Të dashur studentë/e,
Ju njoftojmë se në Fakultetin e Filologjisë do të mbahet ligjërata me titull “Sami Frashëri si gjuhëtar” nga Prof. dr. Rami Memushaj – Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë.
Kemi nderin t’ju ftojmë për pjesëmarrje në këtë ligjëratë, e cila do të mbahet për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. Ky aktivitet do të zhvillohet të enjten, më 06 mars 2025, në orën 11:00, në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe të Mjedisit.
Mirë se të vini!
Dekanati


