

Studentët e Gjuhë dhe Letërsi Angleze marrin pjesë në Konferencën e 13-të të KETNET: "Co-Existing with AI: Maximizing EFL Teaching and Learning"
Studentët e degës Gjuhë dhe Letërsi Angleze, së bashku me ligjëruesin amerikan Matthew Gleason dhe ass. Dorinë Rakaj, morën pjesë në Konferencën e 13-të të KETNET, e cila kishte si temë “Co-Existing with AI: Maximizing EFL Teaching and Learning.” Pjesëmarrja e tyre u mundësua nga Regional English Language Office Belgrade (RELO) dhe Ambasada Amerikane në Kosovë. Gjatë kësaj konference, studentët morën pjesë në sesione të ndryshme, ku diskutuan dhe shkëmbyen ide mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale në mësimdhënie.






