

Aktivitet për nder të Ditëve të Gjuhës Gjermane
Sot, në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane në Prishtinë, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Gjermane e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren ka organizuar një program të pasur kulturo-arsimor kushtuar Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, më 10.05. 2024.
Studentët e Degës së Gjuhës Gjermane së bashku me shkrimtaren zvicerane znj. Sandy Braun kanë treguar një performancë të shkëlqyer në aktivitetet e tyre shkencore. Fjalim rasti mbajti Rektori i Universitetit të Prizrenit Prof. dr. Mentor Alishani dhe zv. ambasadori z. Christoph Fuchs.
Menaxhmenti i Universitetit e falënderoi Ambasadën e Zvicrës në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.








