

Ass. Fikret Ramadani, mbrojti me sukses tezën e doktoratës
Më 19.11.2024, në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore, ass. Fikret Ramadani, mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës me titull: “Analizë kritike mbi veprat letrare, përkthimet dhe shkrimet publicistike të Hafiz Ali Korçës” dhe fitoi titullin doktor i shkencave filologjike. Mentor i tezës së doktoratës ka qenë prof. dr. Vebi Bexheti, ndërsa bashkëmentore, prof. asoc. dr. Vjollca Dibra.
Anëtarët e komisionit i vlerësuan lart prurjet shkencore të kandidatit dhe i uruan shumë suksese në të ardhmen.
Theksojmë se mësimdhënësi dr. Fikret Ramadani, studimet themelore i ka përfunduar në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren. Është doktori i parë i shkencave që vjen nga gjenerata e parë e studentëve në këtë degë.





