Ass. Fikret Ramadani PhD (c), mori pjesë në konferencën e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë
Ass. Fikret Ramadani PhD (c), mori pjesë në konferencën shkencore “Studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”, organizuar nga Departamenti i Studimeve Letrare (IGJL), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.
Në këtë konferencë të rëndësishme për dijet albanologjike, asistenti ishte bashkëdrejtues i seancës plenare dhe referues me këtë temë: “Rubairat” në letërsinë shqipe – autenticiteti dhe apokrifiteti. Kumtesa u vlerësua me interes nga studiuesit e letërsisë.