Vizitë në Fakultetin e Filologjisë së UP-së dhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Sot studentët e Departamentit te Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, udhëhequr nga dekani i Fakultetit të Filologjisë Prof. asoc. Dr. Xhafer Beqiraj dhe profesorët: Prof. asoc. dr. Izer Maksuti dhe Prof. ass. dr. Vilson De Marku vizituan Fakultetin e Filologjisë, gjegjësisht Departamentin e Gjuhës Gjermane në Universitetin e Prishtinës.
Kjo vizitë u përcoll me tri aktivitete: së pari, studentët morën pjesë në leximin letrar të autores austriake Maria Hofer, ku ishin të pranishëm: udhëheqësi i programit austriak për shkëmbim akademik dhe ndërkombëtarizim (OeAD), Dr. Arnulf Knafl, Lektorët austriakë nga i gjithë rajoni. Pas leximit letrar studentët tanë patën mundësinë të diskutojnë me autoren, si dhe të njihen e të shkëmbejnë përvojat edhe me kolegët e tyre nga Universiteti i Prishtinës. Më pas, aktivitetin tonë e vazhduam me vizitën e Bibliotekës Austriake në Fakultetin Filologjisë. Këtu studentët u informuan për numrin e librave që gjenden në këtë bibliotekë, mënyrën e huazimit, si dhe funksionim e sistemit bibliotekar.
Aktivitetin e përmbyllëm me një vizitë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Pjetër Bogdani”, ku nën guitën profesionale të punonjësve të këtij institucioni vizituam sallat e leximit dhe ekspozitat, të cilat aktualisht janë të ekspozuara në Bibliotekën Kombëtare.