

Bordi Këshillëdhënës i Fakultetit të Filologjisë mbajti mbledhjen e radhës
Më 09.12.2025, duke filluar nga ora 14:00, Bordi Këshillëdhënës i Fakultetit të Filologjisë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2025.
Mbledhja u mbajt në sallën e mbledhjeve dhe kishte për rend të ditës këto pika diskutim:
- Hapja e takimit dhe prezantimi i të pranishmëve
- Informim mbi procesin e akreditimit – Master në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
- Riakreditimi i Bachelor – Gjuhë dhe Letërsi Angleze
- Faza pasakredituese e Bachelor – Gjuhë dhe Letërsi Gjermane dhe Gjuhë dhe
Letërsi Shqipe - Diskutime mbi rolin e Bordit Këshillëdhënës
- Të ndryshme.




