

Bordi Këshillëdhënës Industrial i Fakulteti të Filologjisë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2024
Në sallën mbledhjeve të Fakultetit të Filologjisë, më 13.12.2024, u mbajt mbledhja e radhës e Bordit Këshillëdhënës Industrial të Fakulteti të Filologjisë. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj, falënderoi pjesëmarrësit e takimit dhe shprehu mirënjohje për punën e deritanishme dhe angazhimet e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës në lidhje me aktivitetet e Fakultetit të Filologjisë. Më pas, prof. asoc. dr. Sermin Turtulla, prodekane në Fakultetin e Filologjisë, bëri një prezantim të punës së bartësve të programit të Gjuhës dhe të Letërsisë Angleze, i cili shkon në riakreditim vitin e ardhshëm. Në vazhdim u diskutuan nevojat e Fakultetit të Filologjisë për hapjen e programeve master, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, propozuara nga anëtarët e Bordit Këshillëdhënës Industrial të Fakulteti të Filologjisë. Mbledhja vazhdoi sipas pikave të rendit të ditës:
- Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës;
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Analiza e zhvillimeve akademike dhe programet e studimeve:
– Vlerësimi i cilësisë dhe rekomandime për programet ekzistuese të riakreditura në
vitin 2024;
- Diskutim për strukturën dhe përmbajtjen aktuale të programit studimore baçelor të
Gjuhës dhe të Letërsisë Angleze: rishikimi dhe mundësitë për ndryshim në programin
që në vitin 2025 aplikon për riakreditim;
- Prezantimi i nevojave për programe studimore master:
– Identifikimi i kërkesave të tregut të punës për profile të specializuara.
– Diskutimi mbi interesin e shprehur nga studentët dhe alumni për programe master
në GJLSH, GJLA dhe GJLGJ;
– Diskutime mbi sfidat potenciale dhe zgjidhjet e mundshme;
- Ndarja e mirënjohjeve për kontributin disavjeçar të çmuar të anëtarëve të BKI-së;
- Të ndryshme.
Vlen të theksohet se në fund të takimit, dekani Beqiraj ndau mirënjohje për të gjithë anëtarët e Bordit Këshillëdhënës të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti”.
Prizren, më 13.12.2024







