

Bordi Këshillëdhënës Industrial i Fakultetit të Filologjisë mbajti mbledhjen e radhës
Në sallën mbledhjeve të Fakultetit të Filologjisë, më 23 qershor 2025, u mbajt mbledhja e radhës e Bordit Këshillëdhënës Industrial të Fakultetit të Filologjisë. U.d. Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Vjollca Dibra, falënderoi pjesëmarrësit për pjesëmarrje. Mbledhja vazhdoi sipas pikave të rendit të ditës:
Rendi i ditës:
- Rishikimi dhe miratimi i programit Bachelor të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze për riakreditim
- Shqyrtimi dhe miratimi i programit Master në Gjuhësi të Aplikuar në programin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze
- Shqyrtimi dhe miratimi i programit Master në Gjuhën Shqipe
- Të ndryshme
Prof. asoc.dr. Sejdi Sejdiu prezantoi programin Bachelor të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze për riakreditim si dhe planin e arsyeshmerisë për programin Master në Gjuhësi të Aplikuar në programin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Ndersa, prof.asoc.dr. Shkelqim Millaku prezantoi planin e arsyeshmerisë për programin Master në Gjuhën Shqipe.



