

Botim i ri universitar
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren njofton daljen nga shtypi të librit universitar “Letërsi botërore I”, i përgatitur për studentët e Fakultetit të Filologjisë.
Autorë të librit janë Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra dhe Sidorela Parallangaj.
Libri është konceptuar si tekst mësimor, me pyetje për diskutim, ushtrime dhe fragmente të përzgjedhura për lexim kritik, duke mbështetur zhvillimin e mendimit kritik dhe procesin bashkëkohor të të nxënit.
Ky botim përbën një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e literaturës universitare dhe tashmë është në përdorim nga studentët.




