DAAD prezantoi mundësitë e studimit në Gjermani
Para studentëve dhe stafit akademik të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, të martën përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Kosovë prezantuan mundësitë e financimit për studime në Gjermani, me përkrahje të Shërbimit Gjerman të Shkëmbimit Akademik (DAAD). Ndërkohë, Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani priti në takim, ku u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me ambasadën gjermane dhe me universitetet gjermane.
Takimin informues me studentë dhe profesorë e hapi dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc. Dr. Xhafer Beqiraj, i cili faledëroi për mundësitë e ofruara studentëve, duke inkurajuar ata që të shfrytëzojnë këto mundësi që ofrohen nga DAAD.