

Disa mësimdhënës të Fakultetit të Filologjisë morën pjesë e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “BRIDGE 2024”
Më 22 – 23 nëntor 2024, u zhvilluan punimet e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “BRIDGE 2024”, me temë bosht: Bridging Education and Innovation for Advancing Science and Society.
Nga Fakulteti i Filologjisë, morën pjesë: Prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj dhe Djellza Perteshi me kumtesën “The role and historical importance of the Alphabet Congress”. Prof. asoc. dr. Shkeqlim Millaku me kumtesën “American and British scholars for Albanian language”. Prof. asoc. dr. Ilir Krusha dhe prof. ass. dr. Shpëtim Zymberaj me kumtesën “The Role of Nonverbal Communication in Human Social Life”. Zymyrte Fetahi me kumtesën “The connection between philosophy, religion and psychology in Persian poetry”.
Punimet e mësimdhënësve zgjuan interes dhe u mirëpriten mjaft nga të pranishmit, gjë që dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e mësimdhënësve të Fakultetit të Filologjisë në aktivitete shkencore.







