

Dita botërore e librit - Biblioteka e Qytetit
Në aktivitetin me rastin e Ditës së Librit, të organizuar nga Biblioteka e Qytetit, mori pjesë edhe dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. Xhafer Beqiraj, i ftuar nga drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj. Me rastin e Ditës së Librit, prof. Beqiraj foli për “Të drejtën e autorit”. Në këtë takim fjalë rasti mbajtën edhe Alketa Gashi Fazliu, moderatore dhe shkrimtare, gazetarë etj. Të pranishëm ishin edhe shumë krijues prizrenas, si dhe nxënësit e IAAP “Ymer Prizreni” – Prizren.
Ky aktivitet është një dëshmi e vijimësisë së bashkëpunimit të Fakultetit të Filologjisë me Bibliotekën e Qytetit vite me radhë.


