Ditët e Gjuhës Gjermane
Departamenti Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, në kuadër të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin „Ukshin Hoti“ Prizren të mërkurën organizoi Manifestimin – Dita e Gjuhës Gjermane, pjesë e programit të ditëve të gjuhës gjermane në Kosovë 2022.
Nga Ambasada austriake në Prishtinë morën pjesë: zv. Ambasadori Dr. Martin Schaller, shkrimtarja austriake Mag. Petra Nagenkögel dhe lektori austriak Dr. Franz Schörkhuber.
Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj me këtë rast theksoi se u jemi mirënjohës shtetit Austriak për ndihmën e vazhdueshme për Kosovën dhe posaçërisht për kontributin e dhënë për zhvillimin e degës së Gjuhës Gjermane dhe të Universitetit në përgjithësi që nga themelimi.
Nga një fjalë rasti e mbajtën edhe Dekanja Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra, shefi i Departamentit Prof. Ass. Ilir Krusha dhe Prof. Asoc. Dr. Izer Maksuti.