Doktori ass. Rezarta Ramadani
Ass. Rezarta Ramadani, asistente e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti”, më 14.03.2023, mbrojti me sukses tezën e diplomës së studimeve doktorale dhe fitoi titullin Doktor i Shkencave Filologjike (Dr. sc.). Ass. Rezarta Ramadani i përfundoi studimet doktorale ne Universitetin e Evropës Juglindore me temë “Fjalët e Huazuara në Gjuhën Shqipe në Kosovë: Ndërlidhja mes Gjuhës së Medieve dhe Politikës”.
Ass. Rezarta Ramadani është pjesë e stafit akademik në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizen që nga viti 2017, fillimisht si e angazhuar dhe nga viti 2021 si asistente e rregullt. Gjithashtu, ajo merret intensivisht me pjesën e shkrimit dhe implementimit të projekteve ndërkombëtare, duke kontribuuar kështu në ngritjen e kapaciteteve dhe ndërkombëtarizimit, që për momentin është pikësynim kryesor i Fakultetit të Filologjisë.