Dr. Elona Gjata ligjëratë mbi zanoren “Ë” të patheksuar në gjuhën shqipe
Me ftesë të Fakultetit të Filologjisë, studiuesja Dr. Elona Gjata të enjten mbajti ligjëratën me temë- “Mbi zanoren Ë të patheksuar në gjuhën shqipe”. Ligjërata e sajë u ndoq me vëmendje si nga studentët ashtu edhe nga stafi akademik. Studiuesja Gjata, ish-doktorante në Universitetin e Tiranës, tani është përfaqësuese dhe bartëse e disa projekteve nga Organizata e studentëve shqiptarë dhe Alumni, në Berlin (OASA).