

Dy profesorë të Fakulteti të Filologjisë morën pjesë në Takimin XX Vjetor Ndërkombëtar të Institutit Alb-Shkenca
Më datë 26 –27 shtator 2025, në mjediset e Universitetit të Tiranës, u mbajt Takimi XX Vjetor Ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca (20th Annual Meeting of the Alb-Science Institute) organizuar në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me përkrahjen e Universitetit të Tiranës.
Në këtë ngjarje shkencore me traditë të gjatë morën pjesë edhe profesorët e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe nga Fakulteti i Filologjisë. Prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj, kumtoi punimin: “Shqipja ndërmjet ruajtjes së identitetit kombëtar dhe ndikimeve të jashtme gjuhësore” dhe prof. ass. dr. Fikret Ramadani, kumtoi punimin: “Ëndrrat” e Hafiz Ali Korçës si realitet dhe si eksperiment”.
Hulumtimet e profesorëve të Fakultetit të Filologjisë zgjuan interes te dëgjuesit dhe u mirëpritën nga studiuesit. Gjithashtu, do thënë se ky takim ofroi një mundësi të mirë për shkëmbimi idesh dhe diskutime shkencore, duke nxjerrë në pah rolin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe zhvillimin e mëtejshëm të mendimit albanologjik.
27 shtator 2025





