

Bashkëpunim dhe rrjetëzim në kuadër të “German Day – Erasmus+ Information Session
Më 15 tetor 2025, Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra, Dekane e Fakultetit të Filologjisë, mori pjesë në aktivitetin “German Day – Erasmus+ Information Session”, të organizuar nga Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë, mbajtur në Europe House, Prishtinë.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Erasmus Days 2025, me qëllim promovimin e mundësive të studimeve dhe bashkëpunimeve akademike në Gjermani përmes programeve Erasmus+.
Takimi ishte shumë i frytshëm, duke ofruar mundësi për bashkëbisedime dhe rrjetëzim me përfaqësues të DAAD, Zyrës Erasmus+, si dhe Departamentit të Gjuhës Gjermane të Universitetit të Prishtinës, ku u shqyrtuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimeve ndëruniversitare dhe iniciativave të përbashkëta në fushën e arsimit dhe kulturës.



