

Fakulteti i Filologjisë i UUHP-së bashkëpjesëmarrës në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja të Univeristetit "Aleksandër Xhuvani"‒Elbasan
Në seancën e parë plenare, në cilësinë e bashkëorganizatorit, dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj mbajti një fjalë rasti, duke përshëndetur këtë aktivitet të rëndësishëm shkencore e duke i uruar pjesëmarrësve suksese në prezantimet e rezultateve kërkimore. Në seancën e dytë, referuesit qenë të ndarë në katër salla, ku prezantuan punimet e tyer nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë. Nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren, pjesëmarrës me leximin e punimeve dhe dërgimin e tyre ishin: Xhafer Beqiraj, Flamur Shala, Teuta Kafexholli. Shkelqim Millaku, Vjollca Dibra, Manjola Brahaj Halili, Izer Maksuti dhe Gjylë Totaj, Fikret Ramadani,. Hulumtimet e profesorëve të Fakultetit të Filologjisë zgjuan interes te dëgjuesit dhe u mirëpritën nga studiuesit.
Numri i lartë i profesorëve tanë është një tregues që lidhet jo vetëm për interesimin e mësimdhënësve në fushën e hulumtimit shkencore, por edhe i marrëdhënieve bashkëpunuese në mes të dy fakulteteve.







