

Fakulteti i Filologjisë i UUHP-së partner i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Durrësit
Më 29 – 30 prill 2026 i zhvilloi punimet Konferenca “Shaping the Future: Education & Innovation in a Digital Society” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” – Durrës. Në këtë ngjarje shkencore, Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ishte partner në mesin e universiteteve nga Italia, Rumania, Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria etj.
Nga Fakulteti i Filologjisë i UUHP- së mori pjesë fizikisht prodekani prof. ass. dr. Fikret Ramadani (autor i dytë) me punimin: “Digital Interpretation of Literary Classics in Higher Education” në bashkautorësi me dekanen prof. asoc. dr. Vjollca Dibra (autore e parë).
Punimi u mirëprit nga studiuesit dhe pjesëmarrësit. Ky aktivitet, përveç të tjerash ka shërbyer për forcimin e bashkëpunimit fakultativ.




