Fakulteti i Filologjisë ka organizuar bashkëbisedim me autorin Skender Sherifi
Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, të martën ka organizuar një bashkëbisedim me profesorë e studentë të kësaj njësie me autorin Skender Sherifi, i cili jeton dhe vepron në Bruksel të Belgjikës. Sipas të përditshmes belge “La Libre Belgique”, ky libër është përfshirë në listën e 10 librave më të mirë, të vitit 2008.
Një fjalë rasti e mbajti edhe Rektori Prof. Asoc. Dr. Samdin Krrabaj, i cili shprehu falënderim për ardhjen e poetit në Universitetin tonë duke theksuar se prezenca e tij na nderon. Po ashtu edhe u.d. dekanja e Fakultetit të Filologjisë Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra theksoi se autori Sherifi na ka nderuar me prezencën e tij dhe se shërben inspirim për brezat e rinj.
Skënder Sherifi, shkrimtar e poet i njohur, konsiderohet si një nga “ambasadorët” e kulturës shqiptare jashtë vendit, i cili u prezantua denjësisht me krijimtarinë e tij.
Studentët e Fakultetit të Filologjisë kishin përzgjedhur poezi nga librat e tij të cilët i lexuan me këtë rast.
Autori Skender Sherifi foli gjatë për rrugën e tij nga Kosova e Valbona drejt kulmeve të kulturës perëndimore, posaçërisht asaj franceze.
Autori Sherifi një pjesë të fondit të tij me libra e dhuroi për Bibliotekën e Universitetit.