Fakulteti i Filologjisë mbajti punëtorinë me temë "Programet e avancuara dhe kontributi në komunitet’’
Të pranishëm në këtë punëtori ishin anëtarët e BKI: Yrmet Shabani, kryetar, Sahadate Sadikaj Kukaj, nenkryetare, Ergin Gashi, Vllaznim Bytyçi, Besart Osmani dhe Azra Thaci, anetare.
Hapjen e punetorisë e bëri Dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof.asoc.dr. Flamur Shala.
Në fillim të punëtorisë u formuan tri grupe punuese sipas programeve të Fakultetit të Filologjisë. Secili grup punues në bashkëpunim me antarët e BKI-se, stafin akademik dhe studentët prezantuan mundësitë dhe sfidat e bashkëpunimit dhe kontributit në komunitet.
Nga punëtoria dolën këto rekomandime:
Krijimi i programit të veçantë të Bibliotekarisë; Bashkëpunimi i vazhdueshëm mes DKA-se dhe Fakultetit të Filologjisë për punën praktike të studentëve;
Zhvillimi i një programi Master të integruar me lëndë të gjuhësisë, letërsisë, të kulturës dhe qytetërimit shqiptar.
Zhvillimi i infrastrukturës me teknologji të re: tabela të mencura, projektorë dhe pajisje te reja teknologjike; Krijimi i nje aplikacioni per sistemin SMU; krijimi i nje laboratori gjuhësor; Promovimi dhe përfshirja e studentëve në punë vullnetare në institucione të ndryshme, Bot8oimi i një reviste për studentë; Bashkëpunimi i studentëve për pune kërkimore-shkencore me mësimdhënës; Krijimi i një databaze për zhvillimin e rrjetizimit të studentëve për ngjarje të ndryshme, punëtori, seminare, etj.; Përfshirja e studentëve të diplomuar në sesione, punëtori të ndryshme; Punë praktike me pagesë në institucione të ndryshme; Ndërkombëtarizimi dhe mobiltiteti i stafit akademik dhe studentëve përmes programeve të ndryshme/bursave; Përfshirja e BKI-së në këto projekte mobiliteti.
-Gjithëpërfshirja e studentëve me nevoja të veçanta- Krijimi i një moduli/lënde në programin studimor.
Organizimi I Javës së femijëve me nevoja të veçanta.
Shkëmbimi i përvojave mes studentëve dhe Bibliotekës Ndërkomunuale Prizren rreth trajnimit të studenteve në katoligim te librave.
Në fund të punëtorisë, për kontributin e dhënë, pjesëmarrësve iu ndanë certifikata.