

Fakulteti i Filologjisë mirëpret studentët e rinj në vitin akademik 2025/2026
Në kuadër të Javës së Mirëseardhjes, më 1 tetor 2025 në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren u mbajt ceremonia solemne e fillimit të vitit të ri akademik.
Pas ceremonisë qendrore, Fakulteti i Filologjisë organizoi pritjen për studentët e rinj, ku të pranishëm ishin Dekanja, Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra, si dhe stafi akademik dhe administrativ i fakultetit. Në këtë takim orientues, studentët patën mundësi të njihen nga afër me programet e studimit, procedurat akademike dhe mbështetjen që ofron fakulteti.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Dekania uroi mirëseardhje studentëve dhe theksoi se Fakulteti i Filologjisë mbetet një hapësirë e dijes, kulturës dhe mendimit kritik, ku secili student ka mundësinë të zhvillojë potencialin e tij akademik dhe profesional.
Gjithashtu, me fjalë rasti u drejtuan edhe shefat e degëve:
- Prof. Ass. Dr. Manjola Brahaj, shefe e Programit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe,
- Prof. Asoc. Dr. Rezarta Ramadani, shefe e Programit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze,
- Prof. Dr. Ilir Krusha, shef i Programit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.
Ky aktivitet shënon hapjen e një kapitulli të ri për gjeneratën e studentëve të vitit 2025/26, duke e kthyer Fakultetin e Filologjisë në një familje akademike ku vlerësohen dijet, përkushtimi dhe bashkëpunimi.






