Fakulteti i Filologjisë mirëpriti maturantët e shkollave të mesme
Në kuadër të parapërgatitjeve për vitin e ri akademik 2023-2024 dhe angazhimit për orientimin në karrierë, më 30 dhe 31 maj, Fakulteti i Filologjisë mirëpriti maturantë të shumtë në ambientet e fakultetit.
Gjatë këtyre dy ditëve, nxënësit patën mundësi bashkëbisedimi me stafin akademik, administrativ dhe Parlamentin Studentor, po ashtu patën mundësi të njihen nga afër me universitetin në përgjithësi, kushtet e regjistrimit, mundësitë për bursa, mundësitë për mobilitet, mundësitë e zhvillimit në karrierë dhe me jetën dhe aktivitetet studentore.
Me këtë rast falënderojmë shkollat e mesme të cilat ishin të gatshme dhe shprehën interesim të na vizitojnë dhe t’i njoftojnë maturantë me universitetin. Posaçërisht, falënderojmë zv. drejtorin e Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren, prof. Mejdin Rrahmani dhe stafin e kësaj shkolle për vizitën e organizuar në Universitetin “Ukshin Hoti”, Prizren.