

Fakulteti i Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren në proces akreditimi dhe riakreditimi të programeve studimore
Vizita u zhvillua më 14 maj 2026 dhe përfshiu takime me menaxhmentin e fakultetit, bartësit e programeve, stafin akademik dhe administrativ, studentët, të diplomuarit, si dhe përfaqësues të tregut të punës dhe palëve të interesit.
Ekipi i ekspertëve përbëhej nga Beatriz Lopez, Andrew Goodspeed dhe Nino Alavidze, ndërsa procesi u koordinua nga përfaqësueset e AKA-së, Diellëza Troni.
Gjatë takimeve u prezantuan zhvillimet akademike, hulumtuese dhe infrastrukturore të fakultetit, cilësia e programeve studimore, përfshirja e studentëve në proceset akademike, si dhe bashkëpunimi me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ky proces paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të cilësisë në arsimin e lartë, forcimit dhe hapjes së programeve të reja në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.
















