

Fakulteti i Filologjisë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë RESPOETICA – Tryeza për 100-vjetorin e Martin Camajt
Më 21 shtator 2025, në Amfiteatrin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, u mbajt Dita e Tretë e edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë RESPOETICA, me një tryezë të posaçme kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Martin Camajt.
Në panel morën pjesë studiues e krijues të shquar:
- Primo Shllaku
- Viola Isufaj
- Vjollca Dibra (Dekane e Fakultetit të Filologjisë, UPZ)
Moderatore e aktivitetit ishte shkrimtarja dhe studiuesja Rita Petro.
Diskutimet sollën në qendër të vëmendjes jetën dhe veprën e Camajt si një figurë themelore të letërsisë shqipe moderne, poet të mërgimit, të kujtesës dhe të lirisë së fjalës, i cili ndërtoi ura mes traditës shqiptare dhe modernes evropiane.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit të pasur të RESPOETICA-s, që përfshiu lexime poetike, diskutime akademike, ekspozita dhe nderime kulturore, duke e kthyer Prizrenin në një qendër të dialogut letrar ndërkombëtar.







