

Fakulteti i Filologjisë pjesë e Konferencës Ndërkombëtare: Mario Calivá dhe letërsia arbëreshe në diasporë
Sot, më 21 qershor 2022, u zhvillua nga distanca Konferenca ndërkombëtare: Mario Calivá dhe letërsia arbëreshe në diasporë. Organizatorë të kësaj ngjarje shkencore ishin: Universiteti i Humboldit, OASA Berlin, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, Martin Camaj Gesellschaft Mynih, ODA Hamburg.
Me një fjalë përshëndetëse, takimin e hapi dr. Elona Gjata. Këtë takim e pasuroi me pjesëmarrje dhe prof. dr. Christian Voss, nga Universiteti i Humboldit në Berlin. Vazhdën e përshëndetjeve e vazhdoi MA. Blerta Lazebeu nga OSA në Berlin.
Nga Universitit “Ukshin Hoti”, prezentuan me kumtesa: prof.asoc.dr. Vjollca Dibra, “Letërsia arbëreshe pas luftës së fundit në Kosovë” dhe Ph.D. c. Fikret Ramadani, “Motiv i lashtë në varg të ri”. Në emër të Universitetit “Ukshin Hoti” dhe të Fakultetit të Filologjisë, Dekania Vjollca Dibra, falënderoi bashkëpunëtorët për organizimin e kësaj ngjarje të rëndësime për gjuhësinë dhe letërsinë shqipe, duke uruar që punë të tilla të kemi gjithmonë në të mirë të studimeve albanologjike.
Në sesionin e parë të kësaj konferencë morën pjesë me punime:
Ylljet Aliçka (Tiranë), Mario Calivá (Hora e arbëreshëve, Siçili), Arian Krasniqi (Prishtinë), Xhejmal Avdyli (Prishtinë), Jolanda Lila (Tiranë).
Në sesionet e tjera kumtuan:
Zuzana Finger (Mynih), Irda Hoti (Shkodër), Gazmend Kapllani (Chicago), Rexhep Rifat (Zürich), Hysni Ndreu (Hamburg), Elona Gjata (Berlin).
Gjithashtu, vlen të theksohet se pas përfundimit të kumtesave dhe mbylljes së diskutimeve, para të pranishmëve u vendos muzika arbëreshe DHËNDURËT E ARBËRIT.
Kjo konferencë u vlerësua lart nga pjesëmarrësit. Punimet e studiuesve prekën çështje të ndryshme dhe me interes për albanologjinë në përgjithësi.