

Fikret Ramadani mori pjesë në “Javën e Albanologjisë”, 16/2025
Më datë 28 maj 2025, në kuadër të Javës së Albanologjisë, në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, u mbajt konferenca shkencore me tematikë qendrore: Kritika letrare shqipe në vitet 1945–1990.
Në këtë sesion mori pjesë edhe dr. Fikret Ramadani, i cili kontribuoi me kumtesën Letërsia e bejtexhinjve në Historinë e Letërsisë Shqiptare (kufizimet kritike dhe qasja ideologjike). Trajtesa u konsiderua me interes të posaçëm për mënyrën e trajtimit të bejtexhinjve në periudhën e realizmit socialist dhe mundësitë për rikthimin e vlerave të poetëve të ekskomunikuar në letërsinë shqipe.
Përgjithësisht, kjo veprimtari shkencore u përqendrua në trajtimin e mendimit kritik shqiptar mbi periudha dhe autorë të letërsisë së shkruar shqipe, si dhe në reflektimin e këtij mendimi në studimet e sotme letrare.




