FTESË
Në vazhdën e bashkëpunimit të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të FF-së, Ambasada Gjermane në Prishtinë të martën, më 17.10.2023, duke filluar nga ora 11.00, organizon në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, një ligjëratë me prof. Müller-Brandeck-Bocquet.
Prof. Müller-Brandeck-Bocquet mban ligjëratën me temë: “60 vjet Traktati Elysee, marrëdhëniet gjermano-franceze si ‘motor integrimi’ dhe sfidat e reja për Europën.”
Ftoheni të merrni pjesë në këtë ligjëratë që do mbahet në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.