Ftesë për përurimin e librit „Zanorja ë në gjuhën shqipe (ë-ja e patheksuar)“ të dr. Elona Gjatës, studiues nga Tirana
FTESË
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë për pjesëmarrje në përurimin e librit „Zanorja ë në gjuhën shqipe (ë-ja e patheksuar)“ të dr. Elona Gjatës, studiues nga Tirana.
Programi i përurimit:
- Fjala përshëndetëse e Rektorit, Prof. asoc. dr. Samedin Krrabaj,
- Fjala e dekanit, Prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj,
- Prof. asoc. dr. Flamur Shala (me kumtesë),
- Prof. dr. Rami Memushaj (me kumtesë),
- Prof. asoc. dr. Shkelqim Millaku (me kumtesë),
- Dr. Elona Gjata (fjalë rasti),
- Fjala përmbyllëse: Prof. asoc. dr. Sermin Turtulla, prodekane.
Përurimi do të mbahet në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Ukshin Hoti“ Prizren, më 12.04.2023, duke filluar nga ora 11:00.
Mirë se të vini!
Këshilli organizues