Java e Bibliotekës në Kosovë - Prizren
Java e Bibliotekës në Kosovë u organizua edhe në Prizren. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof.asoc.dr. Xhafer Beqiraj mori pjesë në këtë veprimtari dhe u paraqit me kumtesën: “Roli dhe rëndësia e referencave dhe citateve në studime dhe monografi” në sesionin e dytë me temë bosht “Baza e shkrimit dhe e botimit të një monografie”, që u organizua nga Biblioteka e Qytetit të Prizren, më 24 maj 2023, e cila drejtohet nga drejtoresha Sahadete Sadikaj – Kukaj. Në këtë sesion me kumtesa u paraqiten edhe Orhan Bislimi, Skender Susuri, Ibrahim Skenderi, Rrahman Rexhaj dhe krijues të tjerë.