

Java e Mirëseardhjes për studentët e rinj
Në kuadër të Javës së Mirëseardhjes, më 01 tetor 2025, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia qendrore e mirëpritjes së studentëve të rinj në Amfiteatrin e Universitetit.
Pas ceremonisë qendrore, Fakulteti i Filologjisë organizon pritjen solemne për studentët e rinj. Takimi mirëpritës do të mbahet në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit, duke filluar nga ora 11:30. Ky aktivitet ka për qëllim njohjen e studentëve me stafin akademik, programet e studimit dhe procedurat administrative të fakultetit tonë.
Folësit e këtij takimi orientues do të jenë:
- Prof. asoc. dr. Vjollca Dibra, dekane e Fakultetit të Filologjisë;
- Prof. ass. dr. Manjola Brahaj, shefe e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe;
- Prof. ass. dr. Rezarta Ramadani, shefe e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze;
- Prof. asoc. dr. Ilir Krusha, shef i Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.
Ky është një rast i veçantë për të njohur nga afër stafin akademik dhe strukturat organizative të fakultetit, si dhe për të marrë informacione të rëndësishme mbi rrjedhën e studimeve.
Ju mirëpresim me shumë kënaqësi në këtë aktivitet dhe ju urojmë një fillim të mbarë të vitit akademik!
Suksese!


