Këshilli i Studentëve mbajti mbledhjen e radhës me dekanin dhe shefat e programeve
Në mbledhjen e Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Filologjisë, ishte i ftuar dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj, bashkë me shefat e degëve, ass. Rezarta Ramadani dhe ass. Fikret Ramadani.
Në këtë mbledhje u diskutua për:
- Fillimin e semestrit veror;
- Bashkëpunimin mes stafit akademik dhe studentëve;
- Vizitat studentore.
Falënderojmë dekanin dhe shefat e programeve për kohën, gatishmërinë dhe bashkëpunim me studentë.
Arbnor Thaqi,
Kryetar i Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Filologjisë