

Kompozitat në Bibël
Profesor Millaku ishte pjesëmarrës në simpoziumin shkencor “Gjuha dhe identiteti kombëtar”, që është organizuar nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Ky simpozium është zhvilluar, më 12 nëntor, 2024 dhe vazhdon punimet edhe më 13 nëntor, 2024 në ambientet e universitetit të lartcekur. Profesor Millaku ka prezantuar e ligjëruar për: Kompozitat në Bibël.
Në Besëlidhjen e Vjetër janë evidencuar 220 kompozita, kurse në Besëlidhjen e Re 72, mirëpo 47 prej tyre janë kompozita të reja, të cilat nuk janë në fjalorët tonë shpjegues.
Disa nga fjalët e përbëra janë: Kurorëthyese, gojëmbarë, kurorëshkelje, dritëmbajtës, shëndetsjellëse, ferrëkuqja, gurgacën, vdekjeprurëse, grabitqarë, shpëtimprurëse, kryeoborrtarin, armëmbajtësi, bashkëluhatem, duarthyeri, erëndshme, ferrëmanzës, fjalëmbla, gojëmbarë, Gjithpushtetshmi, gjymtyrëshëmtuari etj.





